Studimi zbulon se cili lojtar është më i ngjashëm me Messin

Lionel Messi vlerësohet nga shumë persona si futbollisti më i mirë në botë dhe i pakrahasueshëm me të tjerët. Megjithatë, sipas të dhënave të Driblab, Eden Hazardi i Chelseat është lojtari më i ngjashëm me të.

Sport

21/05/2019 11:52

Kompania Dribab në studim, kanë analizuar dymbëdhjetë komponente të ndryshme për të bërë një krahasim të përgjithshëm.

Këto janë: pjesëmarrja në ndeshje, golat e shënuara me numrin e goditjeve, golat e pritur në një ndeshje, numri i goditjeve, prekja e topit brenda zonës së kundërshtarit, asistet e pritur për lojë, pasimet kyçe, koha e humbjes së topit, presioni dhe numri i kompletuar i goditjeve, përcjell lajmi.net.

Pas marrjes parasysh të të gjitha këtyre komponentëve, Driblab ka zbuluar se Eden Hazard, nga më shumë se 71,600 lojtarë, në 2,300 skuadra, është më i ngjashëm me yllin kryesor të Barcelonës.

Belgu, i cili ka pasur një sezon fantastik në Premier Ligë, ka një nivel prej 92.7% të ngjashmërisë me Lionel Messin bazuar në pikat e mësipërme.

Pas tij vjen Kylian Mbappe me 91.3% dhe Sergio Aguero me 91.1%, që luajnë për PSG-në respektivisht Manchester Cityn. /Lajmi.net/