Studimi tregon si e zgjedhni partnerët për lidhje

0:00 | 25 Tetor 2016

Sipas studimit, njerëzit i zgjedhin partnerët për lidhje në bazë të përshtatjes së tyre gjenetike.

Janë të njohura për shoqërinë lidhjet e shpejta të cilat menjëherë konkretizohen me martesë dhe gjithçka shkon në rregull e gjithashtu nga ato lidhjet e gjata të cilat nuk kanë probleme të mëdha, transmeton lajmi.net

Sipas shkencës, këto dukuri kanë një shpjegim. Njerëzit zgjedhin partnerin e tyre në bazë të përshtatjes gjenetike të tyre, do të thotë që njerëzit me ADN të ngjashme janë të prirur të jenë më të shoqërueshëm mes vete.

Ky detaj, ndikon më shumë në përzgjedhjen e partnerit sesa të gjitha detajet e tjera. Studimi është kryer tek 825 persona të cilëve iu është analizuar ADN-ja.

Personat me ADN të ngjashme ishin të prirur të shoqëroheshin dhe të përshtateshin më shumë me njëri-tjetrin sesa personat e tjerë.

Megjithatë, shkencëtarët e tjerë shprehen skeptik në këtë pikë, por nuk kanë dhënë fakte kundërshtuese për këtë hulumtim./lajmi.net