Studimi i ri: Koronavirusi ka pësuar mutacion dhe është më infektues

Një studim global, ka gjetur prova se një formë e re e koronavirusit është përhapur nga Evropa në SHBA.

Bota

12/07/2020 18:37

Ky mutacion bën të mundur që virusi të infektojë njerëzit më shumë, megjithëse sipas studimit nuk duket se sëmundja i përkeqëson më shumë gjendjen shëndetësore pacientëve.

“Për momentin, sëmundja është më mbizotëruese tek njerëzit”, tha për CNN, Erica Ollmann Saphire nga Insitituti La Jolla për Imunologji dhe Imunoterapisë së Koronavirusit.

“Ne kemi të bëjmë me këtë virus”, u shpreh ajo.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, studimi i botuar në revistën Cell, paraqet punën e këtij ekipi i cili tashmë e sa muaj e ka studiuar mutacionin e sëmundjes.

Ndërkohë ky informacion tregon se një version i ri i virusit është duke mbizotëruar.

Skuadra e cila analizoi sekuenca  të ndryshme gjenetike, përfshirë disa eksperimente tek njerëzit, kafshët dhe disa qeliza në enët e laboratorit, tregon se versioni i ri i virusit është më infektues se sa versionet e tjera.