Studimi i RCC mbi Ndryshimet Klimatike: Rritje alarmante e temperaturës në Ballkanin Perëndimor

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka publikuar një studim mbi ndryshimet klimatike në Ballkanin Perëndimor, duke treguar rritje alarmante të temperaturës në të gjithë territorin, me rritje të vëzhguar të temperaturës prej 1.2ºC në të ardhmen e afërt, e destinuar për t’u rritur edhe më tej për 1.7-4.0ºC madje edhe më shumë se 5.0ºC deri në fund të shekullit, varësisht nga përpjekjet globale në reduktimin e emetimeve të gazrave serrë (GHG).

Lajme

06/06/2018 12:32

Në përgjithësi, analizat e ndryshimeve klimatike në rajon pranojnë se shëndeti i njeriut, siguria dhe cilësia e jetës janë shumë të prekshme ndaj rreziqeve natyrore dhe humbjeve të lidhura me motin sektorial, ndërkohë duke identifikuar sektorët që do të përjetojnë ndikimet më të mëdha:

• Bujqësia (zvogëlimi i cilësisë së ushqimit, erozioni dhe degradimi i tokës, etj.);
• Pylltaria (rreziku i lartë i degradimit të përhapur të pyjeve, zhdukja e taksoneve aktuale, etj.);
• Burimet ujore (mungesa e ujit të pijshëm, etj.); dhe
• Shëndeti i njeriut (rritja e valëve të nxehtësisë, ndërhyrja e sëmundjeve të reja të transmetuara nga vektorët, etj)

Për më tepër, informacioni mbi ndryshimet klimatike në rajonin e Ballkanit Perëndimor (BP) paraqet “ndërhyrjen e mëtejshme të klimës subtropikale në veri, duke lënë zonat bregdetare dhe jugore shumë të nxehta dhe të thata gjatë sezonit të verës, i cili pritet të ketë një gjatësi të zgjatur për një apo dy muaj, nga e ardhmja e afërt deri në fund të shekullit”.

Sipas anketës së opinionit publik dhe të biznesit të realizuar nga RCC, Balkan Barometer 2017, 73% e njerëzve në rajon perceptojnë ndryshimet klimatike si një problem. Në këtë drejtim, trendi rritës i regjistruar në vitin 2015 vazhdon, me 77% të kompanive në rajon të cilat thonë se kanë marrë masa ose veprime për të zvogëluar ndikimin e tyre të dëmshëm në mjedis, ndërsa 21% pranojnë se nuk bëjnë asgjë për të zbutur rrezikun e tyre ndaj mjedisit.

Studimi nxjerr një sërë rekomandimesh për të zvogëluar barrën për një ekonomi të vetme të Ballkanit Perëndimor në zgjidhjen e çështjeve të ndërlidhura me ndryshimet klimatike, sidomos duke pasur parasysh mungesën e burimeve njerëzore dhe kapaciteteve të tjera, nëpërmjet rritjes dhe fokusimit në bashkëpunimin rajonal.

Si kandidatë dhe kandidatë potencialë për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) janë të motivuara të respektojnë Marrëveshjen e Parisit dhe të arrijnë qëllimet e BE2020 dhe BE2030 në reduktimin e emetimeve të gazrave serrë (GHG) si dhe për të rritur efikasitetin dhe prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme. Për këtë qëllim, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë identifikuar prioritetet në përshtatjen me ndryshimet klimatike dhe zbutjen e ndikimeve të tyre dhe vazhdojnë të punojnë me RCC-në për adresimin e ndryshimeve klimatike dhe çështjeve mjedisore përmes Grupit Punues Rajonal për Mjedisin (RWG Env).

Studimi është pjesë e aktiviteteve të RCC-së në zbatimin e strategjisë së rritjes së Evropës Juglindore 2020 (SEE 2020) brenda kornizës së RWG Env.

Grupi Udhëheqës Rajonal i Punës i RCC-së për Mjedisin (RWG Env) është një platformë ndërqeveritare që ka për qëllim koordinimin e iniciativave dhe projekteve të rëndësishme rajonale në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. Ajo punon me ministritë e linjës, përfaqësuesit e organizatave të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare, projektet, agjencitë mjedisore, organizatat partnere nga rajoni dhe Bashkimi Evropian. RWG Env koordinon aktivitetet që lidhen me tre projektet kryesore rajonale që adresojnë korrigjimin e klimës së infrastrukturës së transportit, lidhjen ujë-energji-ushqim-ekosistem si dhe biodiversitetin.

STUDIMI MBI NDRYSHIMET KLIMATIKE NË BALLKANIN PERËNDIMOR