Studimi i fundit tregon pas sa kohësh zbehen dëshirat seksuale në çift

Niveli i kënaqësisë seksuale tek çiftet fillon të bjere menjëherë pas një viti së bashku.

Lifestyle

16/01/2016 20:14

Hulumtuesit në Universitetin Ludwig Maximilian në Mynih testuan kënaqësinë seksuale të disa çifteve përgjatë marrëdhënies së tyre.

Ekipi mblodhi të dhëna nga Paneli Familjar Gjerman, një studim që përfshiu 3,000 njerëz të moshave 25 dhe 41.

Pjesëmarrësve iu kërkua që të raportojnë se sa të lumtur janë me jetën e tyre seksuale.

Studimi, i publikuar në revistën “Archives of Sexual Behaviour”, gjeti se kënaqësia seksuale është në kulmin e saj në vitin e parë të marrëdhënies, por pas një viti fillon të bjere ngadalë.

Megjithatë, studimi sugjeron se martesa nuk ka ndonjë ndikim të keq në marrëdhënie. Madje, as fëmijët duket sikur nuk kishin ndonjë ndikim të keq, thanë hulumtuesit.