Studimi e zbulon: Ronaldo i vjetër do ishte futbollisti më i shtrenjtë ndonjëherë

17:01 | 18 Shtator 2019

Neymar mund të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit aktualisht pas transferimit të tij 222 milionë euro te PSG, por nëse merrni parasysh inflacionin, është një tjetër brazilian përpara tij.

Sigurisht, Ronaldo Nazario është në krye të kësaj liste.

Një studim nga Play Ratings ka zbuluar se, duke pasur parasysh një valutë të luhatshme, kalimi i Ronaldos nga Barcelona drejt Interit do të ishte me vlerë 433 milionë euro në tregun aktual, transmeton lajmi.net.

Pasi Ronaldo u largua nga Barca pas vetëm një sezoni, duke shënuar 47 gola në 49 paraqitje, ai nënshkroi për gjigantët italianë Inter për 28 milionë euro në vitin 1997 – duke thyer rekordin botëror të transferimeve për herë të dytë në karrierën e tij.

Ishte e çmendur të shpenzoje aq shumë në atë kohë por Interi mori më shumë sesa paratë e tyre pasi sulmuesi shënoi 59 gola në 99 ndeshje pavarësisht çështjeve të vazhdueshme me lëndime. /Lajmi.net/