STUDIM: Pse vetijakët janë njerëzit më të lumtur dhe më të shëndetshëm !?

Egoistët i trajtojnë keq të tjerët, nuk kanë miq të vërtetë, dhe nuk janë të aftë të duan? E saktë? GABIM

Lajme

16/09/2015 16:10

Si qenie njerëzore ne jemi të ‘programuar’ të ndjejmë se në qoftëse i vendosim nevojat tona personale në plan të parë është e keqe, e mjerë, dhe e turpshme. Si rezultat, shumë shpesh ne i vendosim nevojat e të tjerëve para nevojave tona, duke besuar se kjo do të na bëjë të ndihemi më mirë.

Në aspektin afatgjatë, dhënja e prioritetit që të kujdesemi për veten është e domosdoshme në mënyrë që të ndjekim qëllimin tonë për të qenë zemërgjerë ndaj të tjerëve. Këto janë gjashtë gjëra që duhet t’i kujtoni herën tjetër në të ardhmen kur ndiheni në faj nëse bëni apo duhet të bëni atë që është më e rëndësishme për veten tuaj.

 

1. Egozimi përmirëson marrëdhënien me vetveten
Të jeni egoist (vetijak) ka të bëjë me lidhjen, kënaqësinë, argëtimin, dhe dashurinë për vetveten. Kur e bëni këtë, ju i dëshmoni vetes se ju e meritoni të trajtoheni mirë. Dhe që me asnjë kusht nuk do të pranoni të trajtoheni keq nga të tjerët. Përforcojeni këtë standard duke qenë i mirë me veten.

2. Egoizmi krijon një pritje të lumturisë
Mundi për t’i kënaqur të tjerët është një recetë ‘perfekte’ për t’ju shkaktuar frustrim, stres, dhe zhgënjim. Të gjithë kanë mendime të ndryshme se si duhet të veproni apo se si duhet të silleni, kështuqë në thelbësisht është e pamundur që t’i bëni të lumtur të gjithë. Mbi të gjitha, nëse gjithnjë i vendosni tjerët para vetes, do t’ju mbaj gjithnjë larg nga të jetuarit jetën që dëshironi.

3. Egoizmi do t’ju krijojë shprehinë që gjithmonë të dëgjoni zërin tuaj të brendshëm
Kur keni vetëm një person të cilin duhet t’a kënaqni, vendim-marrja bëhet pa-kufizueshëm më e lehtë. Kjo nuk do të thotë që ju gjithnjë automatikisht do t’a dini se çka doni. Por, kur praktikoni që t’i bëni zgjedhjet sipas dëshirave tuaja – ju balansoheni më shumë në kompasin tuaj të brendshëm, i gjithë ky është një cikël i vetë-qëndrueshëm.

4. Egoizmi liron të dashurit tuaj që të kujdesen më shumë për veten, se sa për ju
Marrja e përgjegjësisë që të kujdeseni vetë për mirëqenien tuaj heq një peshë të madhe nga krahët e atyre që ju duan. Sepse ju jeni duke demonstruar që të tjerët nuk kanë nevojë që t’a ngarkojnë vetveten me ndjenjat tuaja, sepse ju jeni mjaftueshëm i kujdes’shëm për veten. Pra, ju jeni duke e thyer ciklin e bashkë-varësisë.

5. Egoizmi ju ndihmon se si dhe kur t’i ndihmoni të tjerët
Nuk mund të japim diçka që nuk e kemi as për veten. Si do të mund t’i ndihmojmë një personi tjetër që të gjejë qetësi mendore nëse atë nuk e kemi për veten? Kur ne i japim prioritet rritjen personale dhe mjaftueshmërinë, ajo që pastaj u japim të tjerëve vjen nga vendi më i sinqertë dhe më i fuqishëm i mundshëm.

6. Egoizmi ju mundëson që të ndaleni së fajësuari të tjerët për jo-lumturinë tuaj
Kur qëllimi parësor është që t’i kënaqni të tjerët (nevojat dhe dëshirat e vërteta të të cilëve asnjëherë nuk do të mund t’i njihni me të vërtetë), në atë moment ju jepni atyre fuqi mbi ndjenjat tuaja, Në kthim nga ju, kjo nënkupton se ju i MBANI ata përgjegjës për jo-lumturinë tuaj, edhe nëse nuk e kuptoni me të vërtetë atë. Nëse nuk lejoni që të tjerët të jenë vendimtarë në lumturinë tuaj ju liron juve nga pakënaqësitë. Dhe kjo pa asnjë dyshim nxitë marrëdhënie më të mira dhe më të shëndetshme me të tjerët.

Egoizmi ashtu si është përshkruhet këtu ka të bëjë me kujdesin ndaj vetes tuaj dhe vendosja e lumturisë tuaj në rend të parë. Ky është themeli për një jetë të përmbushur. Nëse në ndonjë rast ndiheni fajtor sepse i keni dhënë rëndësi vetes tuaj, vetëm kujtojani vetes se shëndeti juaj dhe lumturia juaj janë të domosdoshme nëse vërtetë dëshironi t’i ndihmoni të tjerët. /lajmi.net