Studim: Një në dhjetë femra përjetojnë dhimbje gjatë seksit

Së paku një në 10 femra përjetojnë dhimbje gjatë seksit, sipas një studimi britanik.

Lifestyle

26/01/2017 00:44

Anketa e bërë me 7,000 femra aktive seksualisht të moshës 16 -74 vjeçare, International Journal of Obstetricx and Gynaecology, sugjeron se problemi mjekësor-i quajtuar dispareuni- është i shpeshtë dhe prezent në të gjitha moshat.-transmeton arbresh.info.

Më të prekurat janë femrat e moshës 16-24 vjet dhe ato mbi moshën 50-vjeçare.

Mjekët thonë se trajtimi është i mundshëm, por kjo temë konsiderohet tabu dhe e turpshme, prandaj shumë femra nuk flasin për këtë problem.

Dhembja gjatë seksit lidhet me probleme si mungesa e lubrifikimit, ankthi gjatë seksit dhe mungesa e kënaqësisë, duke mos i përjashtuar as faktorët tjerë psikologjikë dhe emocionalë./