Studentja e Juridikut, Festa Zajmi, fituese e garës së OAK-ut për esenë më të mirë

Studentja e vitit të dytë në Fakultetin Juridik në UBT, Festa Zajmi ka fituar vendin e parë në garën për esenë më të mirë për vitin 2019, që u organizua nga Komiteti për Çështje Gjinore, në kuadër të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Lajme

14/03/2019 22:02

Tema me të cilën Festa e fitoi vendin e parë ishte “Sfidat ligjore tek nënat vetushqyese”, teksa çmimin e mori më 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në një ceremoni të mbajtur në Shkodër të Shqipërisë.

Certifikata për të u nda nga kryetari i OAK-së, Osman Havolli dhe nga kryetarja e Komitetit për Çështje Gjinore, Edita Kusari.

Pjesë e kësaj gare me esetë e tyre ishin studentet e Juridikut nga të gjitha institucionet arsimore private dhe publike në Kosovë.