Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Studentja bën maska ​​për personat e shurdhër dhe ata që nuk dëgjojnë mirë

8:33 | 7 Prill 2020

Një studente vuri re se maskat mbrojtëse, si dhe ato të bëra në shtëpi nuk ishin të përshtatshme për të shurdhët dhe ata që nuk dëgjonin mirë.

Këto grupe shpesh mbështeten në leximin e buzëve gjë që është e pamundur kur njerëzit mbulojnë gojën e tyre. Kështu që 21-vjeçarja Ashley Lawrence vendosi të bëjë maskat e saj që mundësojnë leximin e buzëve, transmeton lajmi.net.

Me ndihmën e mamasë së saj, Ashley bëri vetë grupin e saj të maskave mbrojtëse që vinin me dritare të vogla transparente që lejojnë njerëzit e shurdhër të kuptojnë ato që janë thënë.

Kur Ashley, e cila studion arsimin e shurdhër në Universitetin Lindor Kentucky, postoi modelin në Facebook, njerëzit e donin idenë dhe e ndanë atë. /Lajmi.net/