Studentët po i ikin Universiteteve Publike, numër i madh i tyre nëpër kolegje private

19:37 | 31 Dhjetor 2021

Studentët në Kosovë po preferojnë kolegjet private në masë të madhe. Numri i studentëve që po studiojnë nëpër Universitetet Publike dhe nëpër kolegje private ka filluar të mos dallojë shumë.

Në Universitetet Publike në Kosovë në nivelin Bachelor aktualisht studiojnë 46,470 studentë, ndërsa prinë Universiteti i Prishtinës me 27,124 studentë, shkruan lajmi.net.

Universiteti i Pejës vjen i dyti me numër të studentëve pas Universitetit të Prishtinës. Në Pejë aktualisht studiojnë në nivelin Bachelor 7,772 studentë.

Në Universitetin e Prizrenit studiojnë 3,982 studentë, në atë të Gjlanit 2,350 studentë, në Universitetin e Mitrovicës 2,033 studentë. Universiteti i Gjakovës numëron 1,517 studentë, ndërsa në atë të Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj studiojnë 1,249 studentë.

Fakulteti i Shkencave Islame numëron 266 studentë, ndërsa Akademia e Kosovës për Siguri Publike 177 studentë.

E në anën tjetër, numri i studentëve që po zgjedhin të studiojnë në kolegje private po shkon duke u rritur. Aktualisht nëpër kolegje private në nivelin bachelor studiojnë 37,149 studentë. /Lajmi.net/