Studentët në Serbi nesër bllokojnë autostradën, ftuan të gjithë t’i bashkohen
Studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Beograd kanë njoftuar sot se të hënën duke nis nga ora 10:00, do ta bllokojnë autostradën. Sipas njoftimit, bllokada do të zgjasë 24 orë. Gjatë bllokadës do të organizohen përmbajtje të ndryshme, njoftuan ata në rrjetin social X. “Do të kemi çadra dhe ngrohës, si dhe disa aktivitete si…
Lajme
Studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Beograd kanë njoftuar sot se të hënën duke nis nga ora 10:00, do ta bllokojnë autostradën.
Sipas njoftimit, bllokada do të zgjasë 24 orë.
Gjatë bllokadës do të organizohen përmbajtje të ndryshme, njoftuan ata në rrjetin social X.
“Do të kemi çadra dhe ngrohës, si dhe disa aktivitete si “Çaj me nxënës”, turne në futboll, minifutbolli, shahu e shumë të tjera”, deklaruan ata.
Studentët për më shumë se dy muaj bllokojnë fakultetet, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor.
Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024. Ata gjithashtu kërkojnë që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale. Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.