Studentët e Oxford’it pozojnë nudo për bamirësi
Inventivë jo vetëm në shkencë. Studentët e Oxford’it pozojnë nudo për një kalendar të vitit 2014. Duket që ragbi, kriketi, vozitja janë sporte për secilin njeri në universitetin e Oxford-it. Por edhe pse krejtësisht e papërshtatshme, skena e fundit sportive e këtij universiteti mund t’u kënaq. Pra një kalendar nudo bërë nga studentët e guximshëm.…
ShowBiz
Inventivë jo vetëm në shkencë. Studentët e Oxford’it pozojnë nudo për një kalendar të vitit 2014.
Duket që ragbi, kriketi, vozitja janë sporte për secilin njeri në universitetin e Oxford-it.
Por edhe pse krejtësisht e papërshtatshme, skena e fundit sportive e këtij universiteti mund t’u kënaq. Pra një kalendar nudo bërë nga studentët e guximshëm.
70 sportistë femra e meshkuj janë zhveshur tërësisht për bamirësi në “Blue Charity Naked Calendar 2014” me pjesët intime të mbuluara me shkopinj, topa, helmeta, reketa dhe lopata.
Kalendari i cili u fotografua dhe prodhua nga vetë studentët, ka dalë në shitje dhe të ardhurat e tyre, nga 10 paundë për copë do të ndahen për dy qendra bamirësië në qytet, përfshirë sallën e ushqimit dhe qendrën ndërkombëtare për edukim.
Kalendari A4, ka mjaftueshëm hapësirë për të shkruar të gjitha angazhimet tuaja’.
Kalendari thekson: “The Full Monty – çdo pjesëmarrës në këtë kalendar ka përfaqësuar universitetin me llojin e sportit të tij dhe qe një kohë mjaft të gjatë studentët e Oxford-it i kanë kushtuar kohën e tyre kësaj çështjeje, për të mbledhur para për bamirësi”.
Fotografitë bardh e zi janë bërë rreth ndërtesave historike dhe në hapësirat e fushave sportive të universitetit.
Ekipet që bëjnë pjesë në kalendar përfshijnë djemtë dhredharakë të ragbit, ekipin e hokej-it ballë për ballë me shopinjtë e tyre, skermistë që ndeshen dhe një ekip kanoe që pozon në hangarin e tyre me një shishe shampanje të vendosur me kujdes.
Gjithashtu është përfshirë edhe ekipi i kriketit që qëndrojnë gati për ta kapur topin, notarët dhe ekipi polo me helmeta që mbulojnë modestisht zonat e turpshme.
Studentja Grace Segall, anëtare e ekipit të skermës, e cila shfaqet në fotografitë e muajit shkurt, thotë: ‘Kjo situatë ishte pak e sikletshme, ne të gjithë i kishim ‘fluturat’. Megjithatë, ishim të ekspozuara për një kohë të shkurtër. Ishte bërë me shumë shije’.
19 vjeçarja e cila ishte duke filluar vitin e saj të dytë të studimeve në biokimi në Universitetin e Oxford-it shtoi: “Unë mendoj që është me të vërtetë mirë dhe jam shumë e impresionuar me disa fotografi, të tilla si zhytja. Është një kombinim shumë i mirë i sporteve në kalendar”.
Rebecca Bibb, e cila është në vitin e tretë të sajë të studimeve për shkencë, dhe anëtare e ekipit të tenisit ‘Blue’, tha: “Unë i bëra fotografitë për kalendar sepse është shumë zbavitëse dhe një mënyrë e pazakontë e grumbullimit të fondeve për bamirësi”.
“Karakteristikat e kalendarit janë se në të janë katër burra dhe katër gra dhe katër fotografi të përziera të realizuara nga studentja Toby Mather”.
Louis Geary, Zëvendës President në Universitetin e Oxford-it, tha: “Pozimi për kalendarë jo vetëm që është një ide e re, por ata kanë tendencë për të treguar një gjë të vogël që synojnë”.
RAG-u është krahu i bamirësisë të unionit studentor që vitin e kaluar ngriti fitimet në 100 mijë paund për qëllime bamirësie.
Paratë e siguruara këtë vit do t’u ndahen organizatave të bamirësisë që studentët kanë votuar
për t’i mbështetur, përfshirë “Oxford Food Bank”, “Education Partnership Africa”, “Students Supporting Street Kids”, dhe “Oxford Arm of Giving What We Can”.