Stresi thotë se ka dëshirë të bashkëpunoj me Taynën: Është kapaku për rep
Stresi po vazhdon të komentohet shumë nga publiku për rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP Kosova”. Ditën e sotme ai ka zbuluar dëshirën e tij për një bashkëpunim me një nga reperet më të suksesshme shqiptare, shkruan lajmi.net. Bëhet fjalë për reperen e njohur kosovare, Taynën. Ai këtë e deklaroi derisa ishte jashtë në…

ShowBiz
Stresi po vazhdon të komentohet shumë nga publiku për rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP Kosova”.
Ditën e sotme ai ka zbuluar dëshirën e tij për një bashkëpunim me një nga reperet më të suksesshme shqiptare, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për reperen e njohur kosovare, Taynën.
Ai këtë e deklaroi derisa ishte jashtë në oborr duke qëndruar dhe biseduar me Gresën, e cila i thoshte se i pëlqen shumë Dafina Zeqiri si këngëtare, ndonëse nuk e ka takuar asnjëherë.
“Tayna është kapak, më pëlqen shumë, është tornado. Dafina Zeqiri është “diva” e ka stilin e vet, Dafina është Dafinë, respekt për Dafinën, kam shumë respekt për të.”, ka thënë Stresi./Lajmi.net/