Stresi: Për vrasjen e afro-amerikanit po digjet Amerika, për dhunimin e një fëmije shqiptarët flenë gjumë

Stresi ka reaguar pas rastit të abuzimit me një të mitur në Shqipëri.

ShowBiz

03/06/2020 19:30

Një vajzë 15-vjeçare u shantazhua dhe u përdhunua nga një 65-vjeçar që punonte si roje në shkollën ku ajo studionte, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast është organizuar një protestë e cila do të mbahet më 4 qershor te sheshi “Nëna Terezë”.

Reagime ka pasur të shumta e nuk ka pasur se si të mungojë edhe ai i reperit Stresi. Ai e ka përmendur  rastin e vrasjes së afro-amerikanit.

Ai ka theksuar se si për të është çuar në këmbë Amerika e për dhunimin e një fëmije në Shqipëri shqiptarët flenë gjumë.

“Per dhunen e vrasjen e nje qytetari afro-amerikan…po digjet Amerika…..!
?? Per dhunimin , poshterimin e nje femije , familjeje ne Shqipri ….shqiptaret flene gjume….!
?? Civilizim/Reagim =0, Shoqëri /Emacipim=0 ….Albania e Shek të 21……!
?? Keqardhje dhe indinjate ndaj Klikes ne kete vend….!
?? Te gjithe ne Bulevard …..PER DINJITET…!”, ishin fjalët e Stresit në reagimin e tij./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CA-vbCvJhbh/