Stresi nga burgu uron nënën për ditëlindje, ky është dedikimi prekës i tij

Arkimed Lushaj apo siç njihet për publikun Stresi, tash e një kohë gjendet prapa grilave të burgut të Fushë Krujës.

ShowBiz

07/12/2018 08:00

Reperi shqiptar ishte arrestuar për arsyen e armëmbajtjes pa leje si dhe bashkëpunimit me një grup kriminal , shkruan lajmi.net.

Meqë jemi në prag të finales së festivalit “Kënga Magjike”, mungesa e Stresit ishte ndierë nga të gjithë i cili u prezantua me këngën kushtuar nënës së tij “Të du Mam”.

Reperi nga Shqipëria, sot uron nënën për ditëlindje me anë të një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram.

“E shtrenjta ime, gëzuar ditëlindjen!!!Megjithëse nuk jam pranë tejet fizikisht me shpirt më ke gjithmonë pranë, ti e di qe je dashuria ime më e madhe që kam!Tëdumom”, shkruan ai. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrEE7JahRcT/