Stresi ka diçka për të thënë pas formimit të Qeverisë së re në Kosovë

Stresi ka reaguar pas votimit të Qeverisë së re në Kosovë.

ShowBiz

04/06/2020 19:17

Reperi Stresi kohë pas kohe poston lidhur me situatën aktuale politike në vend, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai ka komentuar zgjedhjen e Qeverisë së re në Kosovë, duke theksuar emrin e Goran Rakiqit, i cili mori postin e zevendeskryeministrit.

Stresi shton se edhe pse nuk jeton në Kosovë, ai prentendon se e njeh mirë politikën dhe se e ka hobi.

“Ne qeverin kurti valvitej flamuri me I bukur ne bote ndersa tani plotsohet kushti I pare i rakiqit. Un nuk jetoj ne kosove por politiken e njoh e kam hobi”, ka shkruar reperi.

Kujtojmë se reperi së fundi është marrë në pyetje nga policia, lidhur me një denoncim që iu bë nga një reper i ri. /Lajmi.net/