Stresi i nënave për Natën e Shtrigave

12:06 | 31 Tetor 2013

nenat per nate te shtrigave 4

Derisa fëmijët kënaqen me këtë festë, nënat janë ato që e mbajnë tërë barrën e organizimit dhe përkujdesjes.

Për fëmijët, nata e shtrigave mbase është më e rëndësishmja prej të gjitha festave tjera. Edhe pse nuk kanë pushim nga shkolla, gjithsesi janë shumë të emocionuar.

Fëmijët vishen me kostumet më interesante dhe duken absolutisht të lezetshëm. Pastaj, ata kanë apetit që të hanë shumë ëmbëlsira me shije të veçanta.

Por, përgatitjet për natën e shtrigave, që përfshijnë kostumet dhe ëmbëlsirat, mund të jenë shumë stresuese për prindërit.

Gjithmonë i dëgjoni bisedat e nënave duke thënë: “Më duket se do të alivanosem nga angazhimi i madh”.

Këtë e thonë nga lodhja pas përgatitjes së kostumeve, sepse secili fëmijë dëshiron që të jetë ndryshe nga tjetri. Pastaj fillojnë përgatitjet e ëmbëlsirave. Jo vetëm ato për fëmijën e tyre që duhet t’i dërgojë në shkollë, apo me ndonjë shfaqje, por edhe për ata fëmijë që u vijnë në derë për të kërkuar ëmbëlsira.

Kur fëmijët e kuptojnë që nëna i ka përgatitur ëmbëlsirat për fëmijët e fqinjëve, do të jetë problem i madh. Sepse ato ëmbëlsira duan t’i kenë vetëm për vete. Një mundim më shumë për nënat që t’i fshehin ato.

Tjetra është kur kostumi është blerë një muaj më herët, dhe tani fëmija ka ndërruar mendjen – do të bëhet Princeshë, nuk do të bëhet shtrigë; do të bëhet Spiderman, e jo zombi. Çdo gjë duhet të fillojë prej fillimit.

Mund të ndodh që kostumi nuk i përshtatet siç duhet. Fillon paniku.

Pastaj fillon preokupimi në lidhje me motin: a do të jetë ftoftë apo ngrohtë, sepse nëse është ftohtë, xhaketa nuk mund ta prishë kostumin. Fëmijët nuk duan t’ia dinë se mund të sëmurën – ata nuk dëshirojnë t’iu mbulohet kostumi.

Një merak tjetër – helmimi i fëmijëve. Nënat gjithmonë mendojnë se fëmijët e tyre  mund të helmohen me ëmbëlsirat që i marrin nëpër shtëpi të ndryshme.

Dhe, kur mbaron nata, të gjitha ato ëmbëlsira, sheqerka dhe bonbone, mbesin në shtëpi, prandaj  ajo duket shtëpia sikur një dyqan ushqimor.

Por, në fund të fundit, nënat janë shumë të lumtura sepse fëmijët e tyre janë të lumtur dhe kanë kaluar një natë shumë të hareshme.