Stresi fotografohet krah babait: Gratë po bëjnë rep, reperët po kopjojnë

Stresi ka një mesazh pranë fotos me babanë.

ShowBiz

04/04/2020 10:50

Stresi është shumë aktiv në rrjete sociale këto ditë, përmes së cilave tregon se si po i kalon ditët në karantinë, shkruan lajmi.net.

Nuk mungojnë as postimet që ai i bën si ‘thumba’ për reperët tjerë, e së fundi duket se ‘goditi’ Noizyn për albumin e ri.

Së fundi, ai postoi një fotografi, në të cilën shfaqet krah babait të tij, ndërsa shkruan se gratë po bëjnë rep, e reperët po kopjojnë.

“O sale ca bone , ky rrep ka zakone Grat po rrepojn ,e rreperat kopjojn”, janë fjaltë e Stresit.

Për ndryshe, “Loco” titullohet projekti i fundit muzikor nga Stresi, i cili është pëlqyer nga fansat e tij. /Lajmi.net/