Stresi: Femrat shqiptare bëhen xheloze pse meshkujt duan nënat
Stresi ka 'thumbuar' vajzat me një mesazh.

ShowBiz
Stresi është ndër artistët që shumë shpesh i ka dedikuar postime nënës së tij, shkruan lajmi.net.
Madje, reperi kishte shkruar edhe një këngë dedikuar për nënën, për të cilën ka marrë komente të shumta nga fansat.
Kjo këngë frymëzoi edhe shumë qytetarë që të gdhendin në trup vargjet e shkëputura nga kënga e Stresit për nënën.
Por, sot reperi mori një mesazh të çuditshëm, të cilit ai u detyrua t’i reagonte publikisht, madje duke ‘thumbuar’ gjithë ato vajza që kanë mendime të tilla.
“Kjo dashuria per mamate i ben meshkujt shqiptare dhe italian me pu***es ne bote”, i shkroi ndjekësja.
“Femrat shqiptare xheloze pse mashkulli vet prsh e don nanen e vet. Po ti vajz edo nenen tende???. Cdo grua cdo femer ka pozicionin vet tek burri por mos Harronite gjith kemi ardh ne jet nga nje grua”, shkruan ai.
Ndryshe, “Bad Girl” është kënga e fundit e Stresit, në duet me Morena Tarakun, kurse pritet që shumë shpejt të rikthehet me projekt të ri. /Lajmi.net/
