Stresi: Di të ndal epshin ndaj kolegeve

Stresi ka shpjeguar se mes tij dhe Morena Tarakut nuk ka asgjë pos miqësisë së mirë.

ShowBiz

24/07/2015 16:33

Pas bashkëpunimit të tyre të parë me këngën ‘Ki me bo’, ata kanë plan të realizojnë një tjetër duet.

Por, nisur nga miqësia e tyre e mirë dhe komentet përkëdhelëse që shkëmbejnë në Instagram, fansat kanë aluduar për nisjen e një romance të re në show bizin shqiptar, mes reperit Arkimed Lushaj dhe Morena Tarakut.

I pyetur për këtë, Stresi ka thënë: “Jo, jemi miq dhe thjesht shkojmë shumë mirë bashkë. Di të them se Morena është Morena, s’ka të dytë si ajo. Më pëlqen shumë si vajzë dhe për tipin që kam por unë di të ndaj dhe të ndal epshin me koleget, se s’jam nga ata artistë që nuk munden dot të frenojnë veten me shoqet në punë”./Panorama