Strategjia e zgjerimit, Mogherini: Shqipëria ka zbatuar 100% politikat e jashtme

15:46 | 6 Shkurt 2018

Shefja e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka prezantuar mesditën e sotme strategjinë e BE për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës. Vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë të njëjtën histori, do të kemi një të ardhme të përbashkët. Shqipëria dhe Mali i Zi kanë qenë zbatuese 100% sa i përket politikave të jashtme. E ardhmja e përbashkët është prioriteti me të cilin po punon BE. Kjo strategji është prioritet i qartë për vendet e Ballkanit. Duhet të vijojnë reformat nga këto vende në të mirë të qytetarëve. Nuk ka një datë të saktë, por perspektiva mbetet e qartë dhe vizioni po ashtu. Kjo nuk vlen vetëm për ato vende për të cilat kanë nisur negociatat, por edhe për vendet e tjera. Kjo strategji është hapi i parë i BE, në muajt në vijim do të ketë hapa të tjerë”.