Strategjia e Mourinhos, vërshimet ndaj gjyqtarit (Foto)
Futbollistët e Chelseas nuk janë të parët që e vërshojnë gjyqtarin në kërkim të ndonjë vendimi në favor të tyre. Më herët këtë e kishte bërë edhe skuadra tjetër e Jose Mourinhos, Real Madrid.

Sport
Futbollistët e Chelseas janë kritikuar ashpër nga sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic.
Ylli suedez u përjashtua pas 31 minuta lojë në Stamford Bridge pas një ndërhyrje ndaj mesfushorit të Blues, Oscar.
Por, ai u ankua se gjyqtari Bjorn Kuipers u ndikua në vendimin e tij pasi ishte vërshuar nga protestat e futbollistëve vendas.
Kurse, e përditshmja sportive madrilene “Mundo Deportivo”, ka sjell shembull që dëshmon se njësoj kishte vepruar edhe Real Madrid, në kohën kur drejtohej nga portugezi.