Stramaccioni, trajner i ri i Udineses

Andrea Stramaccioni ka gjetur sërish punë në Serie A. Ish trajneri i Interit është emëruar në krye të Udineses, në kontratë dyvjeçare.

Sport

04/06/2014 21:39

Pas sqarimit të kontratës së tij me Interin, erdhi zyrtarizimi i rikthimit të tij në drejtim të një skuadre nga Serie A, pas një stinori pushimi.

Andrea Sramaccioni është emëruar trajner i ri i Udineses, në vend të Francesco Guidolin, i cili u pensionua pas përfundimit të sezonit të shkuar.

Stramaccioni ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe shënon rikthimin në Serie A pas një viti të kaluar duke vëzhguar kampionatin.

Ish trajneri i ekipit të rinjve e më pas edhe skuadrës seniore të Interit, do të ketë mundësinë e dytë të sprovohet në elitën e futbollit italian, pas largimit nga Giuseppe Meazza, ku ia liroi vendin Walter Mazzarrit.

“Udinese njofton se ka arritur marrëveshje me Andrea Stramaccionin. Palët kanë arritur marrëveshje dyvjeçare. Prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet më 6 qershor në zyrat e stadiumit në Friuli, në ora 15”, thuhet në komunikatën e Udineses.