Storie nga fshati i Avdullah Hotit – Flasin bashkëvendasit dhe ish-mësuesi i kryeministrit të ri

Me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim, Avdullah Hoti është zgjedhur të mërkurën kryeministër i Kosovës.

Lajme

03/06/2020 18:40

Edhe pse Avdullah Hoti sot u zgjodh kryeministër i Kosovës me 61 vota, në vendlindjen e tij, nuk kishte aq shumë atmosferë.

Për banorët e fshatit Ratkoc të Rahovecit, vendlindjes së kryeministrit Avdullah Hoti, e mërkura ishte një ditë e zakonshme.

Video:


Mirëpo, pavarësisht se Hoti prej kohësh jeton dhe vepron në Prishtinë, bashkëvendësit e tij, thonë se ai është një njeri i ndershëm, i pa-korruptuar, i kulturuar, i urtë dhe me gjitha tiparet e mira.

Madje sipas tyre, Avdullah Hoti nuk e meriton të jetë kryeministër i Kosovës, por i ndonjë shteti evropian.

Arsimtari i tij, i cili është edhe mësuesi i parë në fshatin Ratkoc, thotë për lajmi.net, se Hoti është tejet i kulturuar dhe ai meriton shumë më shumë.

Për ish-nxënësin e tij, arsimtari thotë se ka frikë se nga e tërë kjo situatë ai mund të digjet politikisht. /Lajmi.net/