Stoltenberg: NATO e gatshme t’i urojë mirëseardhjen Shkupit
Vizita në Maqedoninë e Veriut dërgon sinjalin e qartë se aleanca është e gMEDIALme t’i urojë mirëseardhjen vendit në familjen euroatlantike, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg para vizitës në Shkup, ku do të mbahet takimi i ambasadorëve të vendeve anëtare të aleancës.

Lajme
Në një intervistë për agjencinë maqedonase të lajmeve, MIA, Stoltenberg thekson se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të kontribuojë në sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe të mbarë rajonit euroatlantik.
Në takimin e Këshillit Euroatlantik pritet të bisedohet për integrimin e vendit në NATO, por edhe për progresin e reformave, sidomos atyre në sferën e gjyqësorit, si dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së Maqedonisë së Veriut në takimet e aleancës, shtuar këtu edhe zhvillimet në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës.
”Me padurim pres të vizitoj Shkupin, këtë herë me Këshillin Euroatlantik dhe 29 ambasadorët e të gjitha shteteve aleate të NATO-s. Vizita jonë në Maqedoninë e Veriut dërgon një sinjal të qartë: Aleanca është e gMEDIALme t’i dëshirojë mirëseardhjen vendit në familjen e NATO-s”, theksoi Stoltenberg.