Stoltenberg kthehet në politikë si ministër i Financave i Norvegjisë
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i kthehet politikës kombëtare pasi ka pranuar postin e ministrit të Financave si pjesë e një riorganizimi të kabinetit pas rënies së koalicionit të Partisë Laburiste me Partinë e Qendrës. Mediat norvegjeze po raportojnë se ai ka marrë një pushim të pacaktuar nga pozita e tij tjetër si…
Bota
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i kthehet politikës kombëtare pasi ka pranuar postin e ministrit të Financave si pjesë e një riorganizimi të kabinetit pas rënies së koalicionit të Partisë Laburiste me Partinë e Qendrës.
Mediat norvegjeze po raportojnë se ai ka marrë një pushim të pacaktuar nga pozita e tij tjetër si kryetar i Konferencës së Sigurisë së Mynihut për të marrë rolin e ri.
Stoltenberg ka qenë më parë kryeministër i Norvegjisë në vitet 2000-2001 dhe 2005-2013, shkruan The Guardian.