Stoltenberg: Kërkoj fleksibilitet nga Shkupi dhe Athina për zgjidhjen e çështjes së emrit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thërret në fleksibilitet në bisedimet për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Lajme

15/02/2018 12:57

Ai është shprehur për kujdes të veçantë në periudhën që vjen, nëse do të arrihet një pajtim ndërmjet palëve.

“Më 2008 vendosëm t’i dërgojmë thirrje Maqedonisë, nëse Shkupi e zgjidh çështjen e emrit në një mënyrë të pranueshme nga të dyja palët. Deri tani nuk ishte e mundur të arritja e një zgjidhje. Shpresoj se nismat e tanishme do të çojnë në një zgjidhje. Qeveria e re në Shkup tregon gatishmëri dhe fleksibilitet…Bëj thirrje për fleksibilitet”, shprehet Stoltenberg./telegrafi