Stodden: Unë nuk shkruaj romane

Ylli televiziv amerikan, Courtney Stodden e cila është ndarë nga aktori, Doug Hutchison, ka hedhur poshtë mundësinë se ajo do ta shkruajë një roman ku do të tregojë në tërësi këtë lidhje. 19 vjeçarja është kritikuar shumë për lidhjen që kishte me aktorin, i cili është 54 vjeçar. “Unë nuk kam ndonjë roman të shkruar…

ShowBiz

24/02/2014 20:06

Ylli televiziv amerikan, Courtney Stodden e cila është ndarë nga aktori, Doug Hutchison, ka hedhur poshtë mundësinë se ajo do ta shkruajë një roman ku do të tregojë në tërësi këtë lidhje.

19 vjeçarja është kritikuar shumë për lidhjen që kishte me aktorin, i cili është 54 vjeçar.

“Unë nuk kam ndonjë roman të shkruar pasi e gjitha kjo është spekulim. Unë nuk lexoj e as nuk shënoj”, tha Stodden në një intervistë me Bethenny Frankel.

Bukuroshja gjithashtu ka treguar se ka refuzuar oferta për të punuar në kompani pornografike: “Jo, kjo nuk është rrugë që do ta ndjek unë. Unë kam refuzuar shumë oferta të kompanive pornografike. Para tre muajve kam refuzuar një ofertë prej 5 milionë dollarësh”.