Stimac ‘out’, Kovac ‘in’
Presidenti i Federatës së futbollit të Kroacisë, Davor Suker ka njoftuar se Igor Stimac nuk është më selektor i ekipit, dhe në vend të tij është emëruar Niko Kovac. “Igor Stimar për shumë vjet punoi në projektin e ekipit, kishte përkrahjen maksimale nga Federata. Por, si rezultat i asaj që ndodhi gjatë ciklit kualifikues për…

Sport
Presidenti i Federatës së futbollit të Kroacisë, Davor Suker ka njoftuar se Igor Stimac nuk është më selektor i ekipit, dhe në vend të tij është emëruar Niko Kovac.
“Igor Stimar për shumë vjet punoi në projektin e ekipit, kishte përkrahjen maksimale nga Federata. Por, si rezultat i asaj që ndodhi gjatë ciklit kualifikues për Kampionatin botëror 2014, ku bilanci i ekipit nuk është ai që kemi pritur, bordi ka vendosur që ta largojë atë nga roli i selektorit”, deklaroi Suker gjatë një konference për shtyp.
“Niko Kovac është selektor i ri, dhe statusi i tij në pankinë nuk do të jetë i kushtëzuar nga rezultati i play-offit për Brazil 2014”, u shpreh Suker. Stimac, pas humbjes nga Skocia të martën kishte deklaruar se do t’ia lë Sukerit të vendos për të ardhmen e tij.
Kovac, ish mbrojtës dhe kapiten i Kroacisë, për disa muaj ishte selektor i ekipit U-21 kurse tani është promovuar në skuadrën e parë. Kroacia përfundoi e dyta në Grupin A me 17 pikë pas dhjetë ndeshjesh.