Stilisti i Jonida Maliqit flet për prapaskenat e “Eurovision” me përfaqësuesen e Serbisë

Pjesëmarrja e Jonida Maliqit në "Eurovision" vazhdon të komentohet ende.

ShowBiz

24/05/2019 22:01

Jonida Maliqi ka përfaqësuar këtë vit Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Ktheju tokës”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja u rendit në këtë garë e 17-ta, duke lënë pas Serbinë, e cila u përfaqësua nga Nevena Bozovic.

Stilisti i Jonida Maliqit, Ardi Asllani thotë se Bozovic e ka shmangur Jonidën në çdo takim në prapaskenat e “Eurovision”.

“Përpara se ta bëni lajm: Nuk kam asgjë me asnjë shtet pjesëmarrës, por këngëtarja e shtetit të përmendur më parë, në 10 ditë prova dhe pse ndanim të njëjtin korridor në ‘backstage’, prej 1 metër e 30 cm, nuk ngriti njëherë kokën të përshëndeste, ritual kortezie që ndodhte rëndom me të gjithë pjesëmarrësit si dhe me mediat serbe që u pikëlluan nga shqiponja në finale”, ka shkruar Asllani. /Lajmi.net/