Steve Nicol e vuan humbjen ndaj Realit: Sikur të ishte ndonjë ndeshje boksi, Liverpooli do ta fitonte ndeshjen me pikë

Sport

31/05/2022 20:04

Steve Nicol ka thënë se, nëse përballja e finales së Champions League do të ishte ndeshje boksi, Liverpooli i tij do të fitonte me pikë.

Ish-skuadra e tij u mposht nga Real Madridi me rezultat 1-0, mirëpo për skocezin mund të përfundonte më mirë për ta, transmeton lajmi.net.

Ai ende vazhdon ta analizojë ecurinë e kësaj ndeshjeje e cila nuk përfundoi ashtu siç priti ai.

“Sikur të ishte ndonjë ndeshje boksi, Liverpooli do ta fitonte atë me anë të pikëve”, tha shkurtazi 60-vjeçari. /Lajmi.net/