Steve Kerr ‘e sfidon’ Steph Curryn ta fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike 2024

Sport
Steph Curry mund të jetë pjesë e kombëtares së ShBA në basketboll për Lojërat Olimpike 2024.
Curry nuk ka fituar asnjëherë Lojërat Olimpike dhe trajneri i tij te Golden State Warriors, Steve Kerr e sfidon ta bëjë një gjë të tillë.
Kerr po punon që ta bind lojtarin që t’i bashkohet kombëtares për Olimpiadën në Paris.
“Atij i mungon një medalje e artë olimpike”, ka thënë Kerr, transmeton lajmi.net.
“Mendoj se ai duhet të fokusohet që të jetë pjesë e skuadrës olimpike për vitin 2024. Është gjëja e fundit në karrierën e tij”, shtoi trajneri i Curry.
Curry këtë edicion u shpall kampion për herë të katërt në NBA, kur edhe fitoi çmimin MVP i Finaleve. /Lajmi.net/