​Stërvitja garuese e ushtrisë së Kosovës dhe Shqipërisë, Rama: Ne jemi NATO

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar në Facebook foto nga përgatitjet e trupave elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në Britani të Madhe. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kjo është stërvitja më e vështirë marshuese në botë, Cambrian Patrol. “Të dyja trupat shqiptare…

Lajme

24/09/2022 16:56

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar në Facebook foto nga përgatitjet e trupave elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në Britani të Madhe.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kjo është stërvitja më e vështirë marshuese në botë, Cambrian Patrol.

“Të dyja trupat shqiptare do të garojnë në Malet e Uellsit, në Mbretërinë e Bashkuar, mes 160 skuadrave nga 30 vende të botës, duke marshuar për 48 orë me 45 kg pajime në një terren tejet të thepisur. Ne jemi NATO”, ka shkruar Rama.