Stërvitja e Turqisë në stadiumin e Prishtinës

Kombëtarja e Turqisë, e udhëhequr nga Fatih Terim zhvilluan seancën stërvitore në stadiumin e qytetit në Prishtinë, para ndeshjes miqësore kundër Kosovës të mërkurën.

Sport

20/05/2014 20:37

Kombëtarja e Turqisë zhvilloi stërvitjen në stadiumin e qytetit në Prishtinë, para ndeshjes miqësore me Kosovën, në Adem Jashari të Mitrovicës të mërkurën.

Skuadra e selektorit të mirënjohur Fatih Terim u paraqit në arenën e kryeqytetit ku u prit nga qindra tifozë të saj, ndonëse me fanella të skuadrave të ndryshme si Galatasaray, Fenerbahce, Besiktas e Trabzonspor, të cilën brohoritën emrat e idhujve të tyre.

Lajmi.net ju sjell disa fotografi të seancës stërvitore të ekipit të Turqisë dhe yjeve të futbollit që do të paraqiten nesër në miqësoren kundër Kosovës.