Sterling, Rose e Delph ‘mbulojnë’ Prishtinën – ‘Mirësevini vëllezër’

Kosova po përgatitet për një pritje madhështore për Kombëtaren e Anglisë.

Sport

11/11/2019 17:43

Kombëtarja angleze luan në ‘Fadil Vokrri’ më 14 nëntor, në ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese drejt Euro 2020.

Para kësaj ndeshje, kosovarët po përgatiten t’u japin një pritje të ngrohtë anglezëve, të cilët në Çeki, Mal të Zi e Bullgari nuk kaluan siç është më së miri.

Një baner i madh, me fytyrat e Raheem Sterling, Danny Rose e Fabian Delph është vendosur në një objekt banesor në qendër të Prishtinës. Në baner shkruhet “Mirësevini vëllezër’, përcjell lajmi.net.

Sterling ka vuajtur nga fyerjet raciste në Bullgari e Podgoricë, dhe ishte shprehur se pritje të njëjtë pret në të gjitha vendet e Ballkanit.

Kosova duket se do t’i vërtetojë të kundërtën yllit të Manchester City. /Lajmi.net/