Sterling nuk shkon në Real e Bayern
Raheem Sterling nuk do të transferohet në Real Madrid ose Bayern Munich, ka insistuar menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers.

Sport
Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka insistuar se sulmuesi Raheem Sterling se ai nuk do të shitet në verë.
Ylli anglez raportohet se nuk ka pranuar të nënshkruajë ofertën me vlerë prej 135 mijë euro në janë, duke hedhur në dyshim qëndrimin e tij të mëtutjeshëm në Anfield.
Mirëpo, Rodgers ka insistuar se reprezentuesi anglez nuk do të largohet nga Liverpool pas përfundimit të këtij sezoni.
“Raheem nuk do të shkojë askund në verë, edhe nëse deri atëherë nuk arrijmë marrëveshje të re. Ne e kemi bërë të qartë këtë nga fillimi”, deklaroi Rodgers.