Sterling dëshiron fitore ndaj Chelseat

Mesfushori ofanziv i Manchester Cityt, Raheem Sterling beson se është tejet e rëndësishme për skuadrën e tij që ta mposhtë Chelsean.

Sport

13/08/2015 09:50

Dy rivalët ndoshta edhe kryesor për titull do të takohen këtë të diel në kuadër të javës së dytë të Premier Leagues.

”Shpresoj se kjo ndeshje do të shkoj ashtu siq duam ne dhe besoj se është vitale nëse ndodhë ashtu. Kjo do të jetë ndeshja e parë e edicionit në shtëpi dhe duam ta nisim me këmbë të mbarë”

”Kam luajtur ndaj tyre dhe deri tani kam arritur mjaft rezultate të mira. E gjitha çfarë mund të premtoj është se do të jap gjithçka nga vetja”, tha Sterling.