Sterling deklarohet para derbit Real Madrid – Man City

Raheem Sterling ka deklaruar se te Manchester City janë në dijeni se sfida kundër Real Madrid nuk do të jetë e lehtë.

Sport

21/02/2020 08:38

Manchester City dhe Real Madrid do t’i masin forcat në Ligën e Kampionëve, në 1/16 finales.

Ndeshja e parë do të luhet më 26 shkurt, në ‘Santiago Bernabeu’.

“Po, e dimë se sa ndeshja e vështirë do të jetë”, ka deklaruar Sterling për AS, teksa ka folur për sfidën kundër Real Madrid, përcjell lajmi.net.

“Ky është një nga testet më të rëndësishme të karrierës sonë. Unë mendoj se është një vit i shkëlqyeshëm për ne në Ligën e Kampionëve, sepse në Premierligë gjërat nuk kanë shkuar siç kishim planifikuar”.

“Është shansi ynë të dalim dhe të tregojmë se sa të mirë jemi. Sot nuk ka shumë ekipe që mund të na ndalojnë”./Lajmi.net/