Sterling bëhet vetëm lojtari i tretë që shënon 100 gola nën urdhrat e Guardiolas
Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling është bërë lojtari i tretë që arrin në kuotën e 100 golave nën urdhrat e Pep Guardiolas.

Sport
Anglezi ka shkëlqyer në fitoren bindëse ndaj ish klubit, Liverpool, derisa shënoi golin e tretë, shkruan lajmi.net.
Me golin ndaj “Reds”, Sterling është bërë vetëm lojtar i tretë që arrin në shifrën e 100 golave nën urdhrat e teknikut spanjoll.
Para tij janë dyshja, Lionel Messi me 211 gola dhe bashkëlojtari Sergio Aguero me 120.
https://twitter.com/ManCity/status/1358513363873976320
Mbetet të shihet nëse Sterling do arrijë të thyejë këtë rekord./Lajmi.net/