Stephen Curry show: Golden State Warriors fiton ndaj Boston Celtics

Golden State Warriors e kanë fituar ndeshjen e katërt të serisë së finaleve në NBA ndaj Boston Celtics me rezultat 107 – 97.

Sport

11/06/2022 08:09

Më i miri për Warriors ishte padyshim Stephen Curry që, falë performancës fantastike, arriti t’i ndihmojë ekipit të tij t’i barazojë në 2-2 lojët e fituara ndaj Boston Celtics.

Amerikani shënoi një “double-double” fantastik prej 43 pikëve dhe 10 kërcimeve, të shoqëruar me katër asistime për shokët e skuadrës, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, për Celtics u dallua Jayson Tatuum, por që nuk arriti ta dërgojë skuadrën e tij drejt fitores së tretë.

Ndeshja e pestë në mes të tyre do të luhet të hënën. /Lajmi.net/