Stema, edhe në fletëvotimet për veriun

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë bërë me dije se stema e Republikës së Kosovës do të jetë edhe në fletëvotimet e Veriut të vendit. 

Lajme

26/05/2014 09:07

Betim Gjoshi, Florian Dushi dhe Binak Vishaj kanë deklaruar për “Epokën e Re” se fletëvotimet do të jenë unike në të gjithë territorin e Kosovës dhe sipas tyre, nuk do të ketë kurrfarë kompromisi për këtë çështje.

Kjo për dallim nga zgjedhjet e fundit lokale të vitit të kaluar ku në fletëvotime nuk ka ekzistuar stema shtetërore.

KQZ të premten ka miratuar përmbajtjen dhe dizajnin e fletëvotimit dhe broshurave të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit.