Stema, “dhuratë” nga Serbia

Aleksandar Vulin do ta prezantojë sot në Mitrovicën e Veriut stemën e kësaj komune dhe do ta prejë “tortën e pagëzimit” të komunës.

Lajme

08/11/2013 09:41

Ministri Serb pa Portofol, i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin do të qëndrojë sot në Mitrovicën e Veriut për ta prezantuar stemën e komunës së re.

Ai pritet të vijë në veri për ta prerë “tortën e pagëzimit” të kësaj komune dhe më pas do ta mbajë një fjalim në sheshin kryesor të qytetit “Shumadija”.

Vulin me këtë rast për foshnjat serbe të lindura në Kosovë gjatë vitit 2013 do të shpërndajë ndihmë në të holla. Është paralajmëruar që Vulin në orën 12 të marrë pjesë në nënshkrimin kartës së vëllazërimit të Mitrovicës së Veriut me Uzhicën dhe me komunën beogradase Vozhdovac. Pastaj, Vulin do të marrë pjesë në fillimin e punimeve të ndërtimit të urës në Leposaviq.