Steinmeier arrin në Prishtinë
Ka arritur në Prishtinë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i cili po vijon takimet me përfaqësues institucional të Kosovës.

Lajme
Steinmeier takimin e parë e ka zhvilluar me presidenten Atifete Jahjaga, takim ky i cili ka përfunduar para pak çastesh.
Aktualisht, kreu i diplomacisë gjermane është duke e zhvilluar një takim me kryeministrin Isa Mustafa, ku dhe do ta mbajë në konferencë të përbashkët për media.
Më pas Steinmeier do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçin.
Vizita e ministrit jashtëm gjerman në Kosovë, është duke u realizuar pas asaj në Beograd.