Stegen: Neuer është portieri më i mirë në botë

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen ka thënë se portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer është pa asnjë pikë dyshimi portieri më i mirë në botë.

Sport

22/04/2015 18:09

Ter Stegen e ka cilësuar Manuel Neuerin si portierin më të mirë në botë dhe se një gjë e tillë nuk duhet as që të diskutohet.

“Neuer është portieri më i mirë në botë. Unë jam mrapa tij”, tha Stegen në pyetjen e gazetarëve nëse do të arrijë që ndonjë ditë të jetë portieri numër 1 i Gjermanisë.

Përndryshe, Neuer ishte në finale të këtij viti për ta fituar Topin e Artë, mirëpo nuk arriti ta bëjë këtë gjë, pasi këtë çmim e mori superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.