Stefanoviq: Automjetet e KFOR-it po i frikësojnë serbët në veri

Njësitet e KFOR-it janë duke zhvilluar stërvitje në veri të Kosovës.

Lajme

13/12/2018 13:23

E lidhur me këtë kanë reaguar mediat serbe.

Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq ka thënë  se ka informacione se një kolonë e madhe e automjeteve të KFOR-it, e cila përfshin automjete për thyerjen e barrikadave dhe bllokadave, hyri në veri të Kosovës.

Derisa thotë se “përveç paralajmërimit për formimin e Ushtrisë së Kosovës, kjo gjithashtu sjell frikë në popullatën serbe “, përcjell lajmi.net.

“Është e qartë se ky moment, kur është shpallur krijimi i të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës, është krejtësisht në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe mandatin e NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë, përdoret për të shtuar frikë në mesin e popullatës serbe dhe përkeqëson situatën”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, KFOR-i ka njoftuar se janë duke zhvilluar stërvitje në veri të Kosovës.

Sipas njoftimit të KFOR-it në pajtim me Rezolutën 1244, trupat e kësaj force e trajnojnë gatishmërinë e tyre për t’u vendosur shpejt në të gjithë Kosovën. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

KFOR-i tregon pse ka hyrë në veri të Kosovës