Stavros Toutziarakis është përforcimi i fundit tek KB Trepça

KB Trepça ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit grek, Stavros Toutziarakis.

Sport

16/01/2021 20:15

Stavros Toutziarakis është transferimi më i ri në KB Trepça, klubi mitrovicas kërkon të ndryshojë rrjedhën negative të sezonit dhe pas ndryshimeve të shumta në klub, ata kanë zyrtarizuar edhe shtatlartin grek, transmeton lajmi.net.

Sezonin e fundit, Toutziarakis ishte angazhuar tek Ionikos Nikaias BC Front Office, ai kishte regjistruar vetëm pesë paraqitje dhe kishte munguar pjesën më të madhe të sezonit.

KB Trepça e ka zyrtarizuar transferimin përmes rrjetit social, Facebook. Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të klubit mitrovicas./Lajmi.net/