Stavileci: E kemi fituar Drenasin

Partia Demokratike e Kosovës është e bindur se ka fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, ku sot u votua për kryetar të Komunës.

Lajme

04/12/2016 20:49

“E kemi fituar Drenasin”, ka thënë anëtari i PDK’së, Blerand Stavileci, në Klan Kosova.

Sipas rezultateve të para, PDK prin në Drenas, por trendi i votimit sugjeron se PDK nuk do të arrijë t’i fitojë këto zgjedhje pa balotazh, për herë të parë.