Statovci: Titulli, ndjenjë e veçantë

Faruk Statovci e ka shijuar në maksimum titullin e kampionit, të cilin e festoi të dielën në Vushtrri. Mesfushori kosovar thotë se kjo është një ndjenjë e veçanë për të.

Sport

01/06/2014 19:26

Faruk Statovci ishte njëri prej futbollistëve që dha kontribut të madh që Llamkos Kosova u shpall kampione e Kosovës, për herë të parë në historinë 92 vjeçare të klubit.

Futbollisti kosovar e përshkruan si të veçantë këtë titull, pasi nuk ishte hera e parë që shpallet kampion i Kosovës.

“Është një ndjenjë e veçantë, pasi e kam pasur fatin ta shijoj edhe më herët titullin me dy klube. Mirëpo, këtë radhë është më ndryshe”, deklaroi fillimisht mesfushori luftarak. “Është kompensuar mundi njëvjeçar me titull, është mirë të jesh kampion. Llamkosi ka treguar lojëra të bukura dhe në bazë të lojës, është arritur edhe rezultati, të cilin e kemi merituar”.

“Rrugëtimi ynë ishte shumë i vështirë, kishim momente të mira, por edhe rënie të kohëpaskohshme. Por, mendoj se në fund është arritur qëllimi që e kemi pasur, e kemi merituar titullin. I përshëndes bashkëlojtarët e mi”, përfundoi ai.