Statistikat tregojnë se Real Madrid e ka shumë problem të luajë pa Ramos

Real Madrid e ka problem të madh të luajë pa Sergio Ramos në mbrojtje.

Sport

21/10/2020 21:16

Kjo është vërtetuar edhe në ndeshjen e parë që ‘Los Blancos’ e zhvilluan në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

13 herë kampionët u mposhtën në shtëpi nga Shakhtar me rezultat 2:3, shkruan lajmi.net.

Real Madrid ka humbur shtatë herë në tetë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve kur ka munguar Sergio Ramos.

Një prej atyre që dhemb më së shumti është ajo kundër Ajax dy sezone më parë në Ligën e Kampionëve, ku u mposhtën në ‘Santiago Bernabeu’./Lajmi.net/